Sa e moralshme është aleanca Berisha-Meta?

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 13:13 | Politikë
Sa e moralshme është aleanca Berisha-Meta?

Të pyetur sesa e moralshme është marrëveshja e kreut të PD-së dhe tij të PL-së, kur bashkëpunimi mes krerëve të këtyre dy forcave politike është shoqëruar me akuza të ndërsjella në vite, Meta u përgjigj se kjo marrëveshje është më e ndershme se ajo e 17 majit mes Ramës dhe Bashës. Ndërsa Sali Berisha tha se në politikë nuk ka interesa personale, por interesi politik është i jashtëzakonshëm.

“Përmbajtja e marrëveshjes i intereson qytetarëve të Shqipërisë dhe dhënia fuqi përmes referendumit primareve dhe shndërrimit të këshillave bashkiakë në parlamente vendore për shqetësimet e tyre. I shërben rivendosjes së pluralizmit politik rikthimin në shtet të së drejtës dhe pavarësisht shqetësimeve që vijnë nga kjo marrëveshje në çdo rast është shumë e ndershme e transparente sesa marrëveshja e 17 majit që ende vazhdon sot për të minuar opozitarizmin në Shqipëri dhe demokracinë dhe për të mbajtur të shtypur e nënshtruar qytetarët ndaj një regjimi”, tha Meta.

Berisha nga ana e tij theksoi se marrëveshje shkallmon regjimin e Ramës dhe “gropos” Veliajn.

“Se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete ato që thoshte unë miqësisht do t’ju sugjeroja që mos t’i  nxirrni nga arkiva, nuk shërbejnë. E vërteta është që sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do të gjesh se kjo është marrëveshja e shkallmimit regjimit të Ramës dhe “groposjen” në Sharrë të një njeriu që shok për negativitet ka vetëm veten. Ndaj dhe dua që ta shihni këtë me shpresë e besim të madh si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë. Interesi politik është i jashtëzakonshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos