Berisha: Marrëveshjet e mia çojnë vetëm në fitore

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 12:52 | Politikë
Berisha: Marrëveshjet e mia çojnë vetëm në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë, deklaroi se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara prej tij kanë çuar në fitore.

“Marrëveshjet, kur ishte Basha, kanë pasur vetëm humbje. Me Berishën kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia më flagrante është “incidenti” Basha”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, Ilir Meta theksoi se “ka përfunduar koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Edi Rama para se ajo të fillonte”.

“Kjo është një ndeshje e vërtetë, e pakompromis. Është ndeshje ekzistenciale për vendin tonë, duke parë pasojat e rënda të shpopullimit. Është ndeshje për sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë. Theksoj se referendumi do të jetë mjeti i çdo qytetari për të marrë në kontroll të ardhmen e vendit dhe familjes së tij. Koha e “bunker-bashkive” ka përfunduar një herë e përgjithmonë. Shikoni se si kanë falimentuar bashkitë që i kishte të gjitha nën kontroll”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/zgjedhjet-vendore-pd-pl-nenshkruajne-marreveshjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos