“Sa i mirë, ta hash fare”, bebit trim nuk i dridhet qerpiku nga luanesha

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 20:31 | Aktualitet

Një video, ku një luaneshë mundohet të hajë një fëmijë të vogël në një kopsht zoologjik të Kinës, është bërë virale.

Në klip, i vogli shihet me kurriz nga dy luanë, i ndarë nga kafshët nga një xham. Në një moment, luanesha i ngul sytë fëmijës, ngre putrat dhe kërkon ta kapë fëmijën, por xhami ia ndalon. Më pas, ajo hap gojën për ta kafshuar, por sërish pa sukses.

Gjatë gjithë këtyre përpjekjeve të luaneshës, djali i vogël qëndron me kurriz nga ajo dhe me fytyrë nga kamera. Pas disa sekondash, ai kthehet nga luanesha dhe vendos fytyrën në xham, duke e parë në sy kafshën e rrezikshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos