Sa kanë ndryshuar fëmijët e “Zonjës Doubtfire” 30 vite nga shfaqja e filmit të famshëm me Robin Williams

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 17:16 | Showbiz

Kanë kaluar 30 vite që prej shfaqjes për herë të parë të një prej komedive më të suksesshme të Hollywood, “Mrs Doubtfire”, ku një baba i dëshpëruar për të takuar fëmijët e tij maskohet si dado dhe për pak kohë arrin të mashtrojë të gjithë, përfshi edhe djalin dhe dy vajzat.

Nën interpretimin e shkëlqyer të Robin Willimas, filmi korri një sukses të jashtëzakonshëm përgjatë viteve dhe vazhdon të shihet edhe sot si një prej filmave më të bukur familjarë. Përveç tij, në film luan edhe Pierce Brosnan, në rolin e partnerit grotesk të mamasë, para se të vishte kostumin e James Bond.

Protagonistë të atij filmi ishin edhe 3 fëmijët e çiftit, të cilët sot, 30 vite më pas, kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Në film Mara Wilson, sot 35, Matthew Lawrence, sot 42, dhe Lisa Jakub, sot 44, ishin respektivisht 6, 13 dhe 15 vjeç.

Po ku janë sot vogëlushët e dikurshëm të cilëve babai ua rifitoi zemrën i maskuar si dado? Shfletoni galerinë e mësipërme për t’i parë të gjithë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/08/protagonistet-e-american-pie-20-vite-me-pas/
https://a2news.com/2022/12/22/30-vite-nga-home-alone-2-ku-jane-sot-personazhet-e-filmit-me-te-dashur-te-krishtlindjeve/
https://a2news.com/2022/12/02/nga-afera-e-james-cameron-me-nje-nga-aktoret-te-nje-vdekje-tragjike-ku-jane-sot-yjet-e-titanikut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos