Samsung, prodhuesi më i madh i telefonave në botë, është gjithashtu një nga prodhuesit më të mëdhenj të elektronikës dhe pajisjeve të konsumit në botë, duke shitur gjithçka, nga televizorët te frigoriferët.
Por sa kushton në të vërtetë të kesh të gjitha produktet më të shtrenjta të kësaj kompanie? Në bazë të përllogaritjes së CNN Bussines, shuma e përafërt shkon në 90879 dollarë.
CNN bëri këto llogaritje në total edhe për Iphone dhe rezultoi që për të pasur produktet më të mira dhe të gjitha opsionet ekstra të Apple, iu duhen 79875 dollarë, duke përjashtuar këtu kostot e transportit, taksat dhe tarifat e tjera. (A2 Televizion)

Galaxy Z Fold 2 me rrjetin 5G, është celulari më i shtrenjtë i kompanisë dhe kushton 1999 dollarë 
Galaxy Book Flex QLED është lap topi më i kushtueshëm i Samsung. Ai vjen në dy madhësi të ekranit dhe kushton 1399 dollarë 
Tableti Tab S7 + është më I shtrenjti në serinë e tabletave të Samsung dhe kushton 1049 dollarë 
Televizori më i kushtueshëm i Samsung kushton 59999 dollarë 
Kufjet më të kushtueshme të Samsung janë kufjet me wireless AKG N700NC M2, të cilat shiten për 299 dollarë, dhe mbajnë deri në 23 orë bateri 
Samsung e quan Galaxy Watch3 Titanium orën e saj inteligjente më të përparuar. Kjo orë ka rezistencë ndaj ujit, bateri që mund të funksionojë për më shumë se një ditë me një karikim të vetëm dhe një ekran 45 milimetra. Karakteristikat shëndetësore përfshijnë monitorimin e rrahjeve të zemrës, një monitor gjumi dhe udhëzues të frymëmarrjes për të ndihmuar në uljen e stresit. Aktualisht ora kushton 499 dollarë 
Frigoriferi më i kushtueshëm I Samsung kushton 4099 dollarë