All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sa operacione plastike ka bërë Margot Robbie për filmin Barbie? Ekspertja rendit ndryshimet

Nga A2 CNN
22 Korrik 2023, 16:11 | Lifestyle
Sa operacione plastike ka bërë Margot Robbie për filmin Barbie?
All - Paragraf - 1

Margot Robbie është kryefjalë e ditëve të sotme, për shkak të rolit të saj në filmin më të përfolur të momentit, Barbie.

E ndërsa publiku po vërshon nëpër kinema për të parë filmin, të shumtë janë ata që po “shohin” të shkuarën e protagonistes për të gjetur informacione të reja për të. Orët e fundit në internet po qarkullon një video me dy ekspertë të mjekësisë estetike, të cilët kanë nxjerrë në sipërfaqe operacionet e mundshme plastike të Robbie.

All - Paragraf - 3

Harrell, një specialiste e njohur e mjekësisë kirurgjikale dhe kozmetike, ndau mendimet e saj në Instagram për ndryshimin e Robbie për filmin Barbie. Sipas ekspertes, aktorja iu nënshtrua një sërë procedurash që përfshinin një blefaroplastikë të sipërme për heqjen e dhjamit nën vetull, një ngritje të vogël të vetullave, zmadhimin e mollëzave, mbushje buzësh, korrigjim të hundës në majë dhe zvogëlim të gjerësisë së vrimave të hundës.

Pavarësisht spekulimeve në lidhje me operacionin e mundshëm plastik të Robbie, Dana Harrell ka shprehur admirimin e saj për transformimin e aktores, duke vlerësuar "punën e shkëlqyer" që ajo ka bërë pasi mban ende një "pamje natyrale". (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/Cu9-Tgar0u5/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos