Sa po i ndihmon qytetarët paga e luftës?

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 17:13 | Aktualitet

Me mijëra biznese të vogla dhe të vetëpunësuar po aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të përfituar pagën e luftës prej 26 mijë lekësh. Të dhënat zyrtare tregojnë se që prej 1 prillit kur është hapur procesi e deri më tani kanë aplikuar 49232 biznese për mbi 86 mijë punonjës, nga të cilët janë paguar vetëm 17231 të punësuar. Sipas planit të masave të qeverisë, rreth 61 mijë biznese të vogla dhe të vetëpunësuar, që realizojnë një xhiro vjetore më pak se 140 milionë lekë të në vit do të përfitojnë të ashtuquajturën pagën e luftës nga fondi rreth 65 milionë dollarë që qeveria ka vënë në dispozicion. Përfitues të këtij fondi do të jenë edhe të varfrit që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ata që do të dalin të papunë. Ndërkohë ka edhe një kategori të vetëpunësuarish, të cilët nuk përfitojnë asgjë, edhe pse aktivitetet e tyre janë të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe urdhrit të qeverisë. I ftuar në A2 Business: Bujar Bendo, ekspert kontabël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos