Mori para për të lejuar një të dënuar të dilte nga banesa, arrestohet polici në Prrenjas

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 17:07 | Kronikë

Mori para për të lejuar një të dënuar të dilte nga

Një punonjës policie është arrestuar në flagrancë në Prrenjas, pasi dyshohet se ka marrë para në këmbim të lejimit të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” nga një person nën hetim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka arrestuar inspektor Çlirim Torrën, me detyrë Specialist i Policisë në Terren pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, në varësi të Komisariatit të Librazhdit.

Sipas hetimeve, polici dyshohet se ka marrë një shumë parash nga shtetasi me inicialet A.R., ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në këmbim të parave, Torra dyshohet se i ka mundësuar personit nën masën e sigurisë të largohej nga banesa, duke shkelur masën e caktuar nga gjykata.

Ndaj punonjësit të policisë janë ngritur dyshime për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos