
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në tërësi Reformën Territoriale, së bashku me ndryshimet e propozuara gjatë diskutimeve. Projektligji mori 8 vota pro, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në momentin e votimit, raporton gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi.
Një nga ndryshimet e fundit në hartën territoriale lidhet me shtimin e 6 qyteteve të tjera, me propozim të deputetit socialist Ermal Paci.
Në këtë mënyrë, numri i qyteteve të parashikuara në hartën e re shkon nga 71 në 77, ndërsa numri i bashkive do të jetë 46.
Harta e re përcakton gjithashtu kufirin territorial mes Tiranës dhe Vorës. Autostrada Thumanë-Kashar do të shërbejë si kufiri ndarës mes dy bashkive, ndërsa segmenti i autostradës që vijon deri në Rinas do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës.
(A2 Televizion)