Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, ambasadori Wendt takon Brahon

Nga A2 CNN
5 Tetor 2026, 17:37 | Kronikë

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, ambasadori Wendt

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Spartak Braho, ku në fokus kanë qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.

Përmes një reagimi, Ambasada e SHBA-së thekson se këto janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Gjatë takimit është diskutuar edhe roli i institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Postimi i Ambasadës

Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.

Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos