
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, do të jetë drejtues i kësaj gjykate për një mandat 3 vjeçar. Panda u zgjodh nga kolegët e tij me një unanimitet prej 14 votash gjatë mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë, të mbajtur të hënën.
Panda ishte i vetmi kandidat në garë dhe do të pasojë në këtë detyrë kretarin aktual Sokol Sadushi. Gjyqtari Panda e merr detyrën më 19 tetor 2026. Ilir Panda mban detyrën e gjyqtarit të lartë prej marsit 2020.
Më herët ai ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, në prokurori, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, avokat dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës e në institucione të tjera të arsimit të lartë.
Në vitet 1999-2000 ka mbajtur detyrën e ministrit të drejtësisë, dhe në vitet 2003-2007 zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. (A2 Televizion)