Real Madrid barazoi vetëm në fund në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetsk dhe autori i golit që i dha një pikë madrilenëve, Antonio Rudiger, rrezikoi shumë për të dërguar topin në rrjetë.
Toni Kroos hodhi një top në zonë dhe mbrojtësi gjerman kërceu me kokë duke e devijuar atë drejt rrjetës, por në të njëjtën kohë portieri i ekipit ukrainas kishte dalë nga porta për ta grushtuar topin.













Rezultati ishte një përplasje e fortë kokë më kokë, me Rudiger që u gjakos, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Në Instagram, vetë Rudiger postoi foton e kokës dhe syrit të fashuar, duke shkruar: “Jemi gjallë”. (A2 Televizion)
