Sali Berisha pritet me ovacione në "Air Albania"

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2021, 11:37 | Aktualitet

Pas mbushjes së stadiumit “Air Albania” nga delegatët e PD dhe simpatizantë të partisë, Sali Berisha është ngjitur në tribunën kryesore, përmes ovacioneve dhe brohoritjeve të mbështetësve. Me propozim të tij, është mbledhur sot kuvendi kombëtar i PD, ku është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari Lulzim Basha. Sipas verifikimit elektronik, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4000 delegatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos