Salianji reagon ndaj kryeministrit: Nuk është marrë askush me dashuritë e Ramës, show banal

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 09:25 | Politikë
Salianji reagon ndaj kryeministrit: Nuk është marrë askush me

“Qarku i Korçës ka 11 mandate. Ne kemi objektiv minimal, 6 mandate dhe objektiv maksimal, 7 mandate. Shoh që ka një frymë të jashtëzakonshme për ndryshim, edhe në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Korça dhe i gjithë qarku, është në varfëri ekstreme. Ky qark është me numrin më të lartë të familjeve me ndihmë ekonomike. Pjesa e fshatit është lënë pa ndihmë, ndërsa kandidatët e PS-së janë kandidatë shëtitës. Ka një padurim për ndryshim”.

Kështu u shpreh mëngjesin e sotëm në "Dita jonë", Ervin Salianji, kandidati i PD-së në Korçë, duke shpalosur synimet e tij për këtë qark.

https://a2news.com/2021/03/11/akuza-te-forta-nga-salianji-peleshi-lidhje-me-krimin-bashkepunon-per-blerje-votash/

Megjithatë, një ditë më parë, kryeministri Rama e quajti zhgënjyese, pa karakter, listën e PD-së në qarkun e Korçës. Madje, u shfaq edhe një foto e Salianjit në plazh, për të cilën ky i fundit u shpreh se ishte e montuar keq.

“Është e gjitha një shenjë e madhe paniku e Ramës. Në pleqëri, njeriu mund të bëjë gallata dhe të qeshë me veten. Megjithatë, të papranueshme, janë etiketimet personale. Nuk është marrë askush me dashuritë e Ramës, nëse mund të ketë për burrat apo për gratë, nuk është marrë askush me logjikën personale të Ramës, as se çfarë Rama fut në gojë, por me ato që flet dhe çfarë nxjerr nga goja. I gjithë diskutimi i djeshëm ishte një show banal. Qytetarët nuk kanë nevojë për njerëz që zihen me njëri-tjetrin, por si do të zgjidhen problemet e tyre. Sa i përket fotos, s’kam çfarë të them. Dashurinë që ka për burrat Rama, unë nuk ia zgjidh dot, duhet ta zgjidhi diku tjetër. Unë merrem vetëm me pjesën politike. Ishte një foto thuajse e montuar keq, një pisllëk e gjitha. Megjithatë, nga një kundërshtar si Rama mund të pritet gjithçka”, u shpreh Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos