Bindja Demokratike prezanton “kampionin e racës” për Tiranën

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 16:30 | Politikë
Bindja Demokratike prezanton “kampionin e racës” për

Bindja Demokratike ka shtuar në radhët e saj ish-basketbollistin Genti Lasku.

“Genti Lasku i është bashkuar ekipit tonë të Tiranës, pasi ka përfaqësuar për vite me radhë Shqipërinë si basketbollist i niveleve të larta. Por, sporti nuk është pasioni i tij i vetëm.

Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri”, shkruan në Facebook koordinatori i BD-së, Astrit Patozi.

“Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambjentit politik në Shqipëri. Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, shtohet më tej në postim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos