Samiti Brdo-Brijun, Ballkani Perëndimor gati për BE në 2030

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 21:06 | Aktualitet

“Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë gati për zgjerimin, jo më vonë se viti 2030”. Është ky një ndër konkluzionet e deklaratës së përbashkët të arritur në samitin e Brdo-Brijunit të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Presidentët e rajonit bashkë me ata të Kroacisë e Sllovenisë diskutuan strategjitë e reja për afrimin me Unionin, ndërsa u pranua që zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilaterale ishte një nga çështjet kryesore për tu adresuar. Propozimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për një BE me dy “klasa”, nuk u prit mirë nga dy shtetet anëtare që i vendosën bllokadë pa shkuar ende në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos