Samiti i Sllovenisë, Von der Leyen: BE përfiton nga zgjerimi

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 12:37 | Bota
Samiti i Sllovenisë, Von der Leyen: BE përfiton nga zgjerimi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha para nisjes së Samitit të Brdo në Slloveni tha se ky është një shans për të konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Do të kemi gjithashtu mundësinë për të bërë të qartë se jemi gati të mobilizojmë shumë para për të investuar në vende, por edhe për të mbështetur reformat ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe reformat për të përmirësuar qeverisjen. Ne duam lidhje më të ngushta me rajonin”, deklaroi Mishel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian përfiton nga procesi i zgjerimit dhe kjo është pjesa më e rëndësishme.

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për samitin BE-Ballkan Perëndimor, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u kërkoi udhëheqësve të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos