Samsung prezanton telekomandën që nuk ka nevojë për bateri

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 10:11 | Teknologji
Samsung prezanton telekomandën që nuk ka nevojë për bateri

Samsung ka krijuar një telekomandë të re që nuk ka nevojë për bateri, por që mund të karikohet nga rrezet e diellit.

Gjiganti i teknologjisë prezantoi pajisjen që ka një panel të vogël diellor brenda dhe shpjegoi se karikimi mund të bëhet duke e lënë në rrezet e diellit ose me fishë.

Sipas Samsung, diçka e tillë do të kursejë rreth 99 milionë bateri gjatë 7 viteve të ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos