Sanksionet amerikane ndaj grupit kriminal në Kosovë, Kurti: Ky vendim legjitimon aksionet e policisë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2021, 22:20 | Kosova
Sanksionet amerikane ndaj grupit kriminal në Kosovë, Kurti: Ky vendim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar vendimin e SHBA për të sanksionuar grupin e krimit të organizuar në veri të vendit, të udhëhequr nga Zvonko Veselinovic.

Sipas Kurti, ky vendim legjitimon veprimet e policisë së Kosovës kundër trafikut të narkotikëve, parave dhe armëve në këtë pjesë të Kosovës.

“Shumë i mirëseardhur vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për identifikimin e emrave të përveçshëm dhe sanksionet ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës.

Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos