
Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kreu i qeverisë së Kosovës e njohu presidenten e KE me reformat e realizuara në kuadër të integrimit europian dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit.
Kurti përsëriti edhe njëherë qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.
“Ai e njoftoi presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë. Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. (A2 Televizion)