
Një numër i madh kompanish perëndimor janë larguar deri në këto momente nga Rusia apo kanë pezulluar aktivitetin e tyre për shkak të ndërhyrjes ushtarake të trupave të këtij vendi në Ukrainë.
Së fundmi, pjesë e këtyre sanksioneve ndaj Rusisë, në javën e tretë të luftimeve në Ukrainë, janë bërë dhe një numër shumë i madh kompanish farmaceutike.
Kompania Novartis ka njoftuar se do të pezullojë të gjithë investime në Rusi dhe aktivitetin e marketingut, ndërsa premtoi dhe një donacion 3 milionë dollarë për organizatat humanitare.
“Eli Lilly”, gjithashtu bën me dije se ka ndalur investimet, promocionet dhe provat klinike si dhe eksportin e ilaçeve jo thelbësore. Gjithashtu, fitimet nga shitjet e fundit në Rusi do të shkojnë për qëllime humanitare.
Më herët edhe AbbVie, Bayer, Bristol Myers Squibb, Pfizer dhe Sanofi kanë njoftuar ndaljen e shumë aktiviteteve të tyre në Rusi. (A2 Televizion)