Sali Berisha i quan të pajustifikuara sanksionet e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën. Në një deklaratë para grupit parlamentar, Berisha i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të bashkërendojë punët me ndërkombëtarët, pasi sipas tij vetëm kështu do të zgjidhet kriza. Ndërsa anulimin e mbledhjes së dy qeverive e quan zbatim të urdhrit të Beogratit nga kreu i qeverisë së Shqipërisë. (A2 Televizion)
“Sanksionet, të pamerituara”, Berisha: Kosova të kthehet në dialog, bashkërendim me ndërkombëtarët
