Vila 14 milionë dollarëshe ku princi Harry dhe Megan kaluan Krishtlindjen

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 21:03 | Lifestyle

Media britanike “Daily Mail” raporton se princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle e kaluan Krishtlindjen e tyre të parë me bebe Archie në një vilë 14 milionë dollarëshe, në pronësi të një milioneri misterioz.

Familja mbretërore dhe Doria Raglan, nëna e Dukeshës së Sussex, i kaluan këto pushime së bashku në një nga vende më idilike të ishullit Vankuver. Prania e tyre në Kanada u konfirmua dhe nga kryeministri Justin Trudeau.

Ditë më parë, u raportua se disa pjesëtarë të tjerë të oborrit mbretëror i kërkuan Harry-t dhe Meghan të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje, kjo edhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të Princit Philip, i cili kaloi disa ditë në spital.

Vila me 8 dhoma në ishullin e Vankuverit në Kanada, kufizohet nga dy plazhe dhe ka një pamje të mrekullueshme të gadishullit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos