Santat serfistë, Krishtlindjet e veçanta në Florida

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 17:15 | Lifestyle

Qindra santa sërfistë pushtuan plazhin e Cocoa-s në Florida, në atë që është kthyer tashmë një traditë Krishlindjesh.

Tradita lindi 10 vite më parë, kur George Trosset djali dhe nusja e tij, vendosën të sfidonin dallgët më kostum Santa Klausi në prag të Krishtlindjeve. Organizatorët thonë se që atëherë, aktiviteti vetëm është rritur. Këtë vit, mijëra kureshtarë u mblodhën në plazh për të parë rreth 600 babagjyshët teksa tregonin aftësitë e tyre mbi dallgë.

Eventi, i cili përfshiu muzikë live, grumbulloi para për organizatat bamirëse lokale përmes shitjes së bluzave dhe donacioneve. Këtë vit, organizatorët thonë se kishin mbledhur 40 mijë dollarë, të cilat do t’u jepen dy organizatave jofitimprurëse dhe një spitali për fëmijë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos