
Ministria e Shëndetësisë japoneze ka pohuar se ka gjetur një mutacion të ri të virusit SARS-coV-2 që po shkakton pandeminë.
Versioni i ri është gjetur në një familje e përbërë nga një 40-vjeçar, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijë adoleshentë. E gjithë familja ishte kthyer prej disa ditësh nga Brazili. Kryefamiljari u shtrua disa ditë pas kthimit në Japoni për shkak të disa problemeve në frymëmarrje, ndërkohë që bashkëshortja paraqiste vetëm dhembje koke, dhe një nga fëmijët temperaturë .
Autoritetet nuk dinë ende të thonë nëse ky variant është i përfshirë në mbrojtjen e ofruar nga vaksinat e përfunduara, ndërkohë që në Tokyo nga dita e premte ka hyrë në fuqi gjendja e emergjencës, që ndër të tjerat parashikon mbylljen e aktiviteteve tregtare, në veçanti bare dhe restorante, pas orës 20.
Mutacioni “japonez” i koronavirusit, që mund të cilësohet ndoshta më mirë si “brazilian”, i shtohet të paktën dy të tjerave të identifikuara, asaj britanike dhe asaj afrikano-jugore. (A2 Televizion)