Sapo ishte nisur drejt orbitës, shpërthen raketa e parë e Firefly

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 13:22 | Teknologji

Raketa e parë e lëshuar në hapësirë nga kompania private Firefly ka shpërthyer disa minuta pasi u nis nga Baza Ajrore Vandenberg, në Kaliforni.

Firefly po përpiqej të arrinte në orbitë me raketën Alpha, por gjërat nuk shkuan sipas planeve dhe mjeti fluturues shpërtheu vetëm 2 minuta e gjysmë pasi u lëshua.

Kompania sqaroi në Twitter: “Alpha pati një anomali gjatë fazës së parë të ngjitjes, që rezultoi në humbjen e raketës. Detaje të tjera do t’i publikojmë më vonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos