Sarandë, gjenden 20 predha nën ujë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 15:51 | Aktualitet

20 predha të cilat mendohet se i përkasin periudhës së Luftës II Botërore janë zbuluar këtë të enjte në Sarandë.

Predhat janë zbuluar nga zhytës vullnetarë të cilët pastrojnë detin nga inertet. Ata i kanë dorëzuar pamjet në Polici për të bërë të mundur largimin dhe demontimin e tyre.

Predhat e gjetura në afërsi të "Limanit" përbëjnë rrezik, pasi mund të bien në kontakt me spirancat e anijeve apo jahteve qe ankorohen aty, çka do të shkaktonte ndonjë katastrofë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos