Paraqitet e vështirë situata nga zjarret në ishullin italian të Sardenjës. Sipas autoriteteve italiane, pjesa perëndimore e ishullit , në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit, me pothuajse 20 mijë hektarë pyje dhe shkurre tashme të shkrumbuara.
Ndoshta nga pakujdesia njerëzore, por sigurisht me ndihmën e erës së nxehtë që ka fryrë në ditët e mëparshme, flakët janë shpërndarë shumë shpejt duke rrezikuar edhe qendrat e banuara, si Cuglieri, Senniarolo dhe Bosa, ose si Santu Lussurgiu, qytezë që pothuajse është braktisur nga banorët e frikësuar.

Pjesa perëndimore e Sardenjës, në afërsi të qytetit Oristano, po përjeton një nga situatat më të vështira në vitet e fundit 
Pothuajse 20 mijë hektarë pyje dhe shkurre janë tashmë të shkrumbuara 
Flakët janë shpërndarë shumë shpejt duke rrezikuar edhe qendrat e banuara, si Cuglieri, Senniarolo dhe Bosa 
Me ndihmën e erës së nxehtë që ka fryrë në ditët e mëparshme, flakët janë shpërndarë shumë shpejt 
Sipas autoriteteve lokale, dëmet në bujqësi dhe turizëm janë të pallogaritshme 
“Një mal i tërë u zhduk në një ditë, pasi ishin dashur 50 vite për ta pyllëzuar”, ishte një nga dëshmitë pikërisht nga qyteza e Santu Lussurgiu 
Sardenja është një nga destinacionet turistike verore me të njohura në Itali dhe Europë 
Sardenja
Sipas autoriteteve lokale, dëmet në bujqësi dhe turizëm janë të pallogaritshme, ndërkohë që po aq të rënda janë ato mjedisore “Një mal i tërë u zhduk në një ditë, pasi ishin dashur 50 vite për ta pyllëzuar”, ishte një nga dëshmitë pikërisht nga qyteza e Santu Lussurgiu.
Sardenja është një nga destinacionet turistike verore më të njohura në Itali dhe Europë, dhe po ngrihej me vështirësi nga kriza globale e virusit pandemik. (A2 Televizion)
