
Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble ka kritikuar qëndrimet e presidentit francez Emannuel Macron. Reuters shkruan se ai i bën thirrje BE të marrë më shumë përgjegjësi në skenën globale dhe kjo përfshin edhe diskutimet në lidhje me praninë ushtarake.
Politikani i CDU është kundër vendimmarrjeve unanime dhe e quajti një gabim të BE-së, refuzimin për të lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të nisin negociatat e pranimit, duke kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron.
Europa e ka për detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, tha ai. “Nëse dështojmë këtu, ne as mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme dhe të Afërt” . (A2 Televizion)