Scholz nga Samiti i Tiranës: BE, 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 19:19 | Bota
Scholz nga Samiti i Tiranës: BE, 18 miliardë dollarë ndihmë

Duke folur në Samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, që u zhvillua ditën e sotme në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz dha një lajm të mirë, teksa deklaroi se BE do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, ndërsa njoftoi akordimin e 18 miliard dollarëve në ndihmë të saj.

Ndaj ai kërkoi edhe mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të BE-së për miratimin e këtij propozimi.

“Jam i bindur që është e nevojshme që Bashkimi Evropian të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës. Dhe propozimi që Komisioni Evropian ka bërë sa i përket kësaj çështjeje, ka të bëjë me faktin se është e domosdoshme akordimi i 18 miliard dollarëve, për Ukrainën, gjë që është urgjente dhe që duhet akorduar menjëherë. Qëndrimi im në këtë moment është i qartë dhe shpresoj që 27 përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të suportojnë propozimin në fjalë. Kjo eshtë tepër e rëndësishme për Ukrainën dhe jam i bindur që kjo do të jetë e suksesshme. Ne po bëjmë gjithçka për të stimuluar më tej zhvillimin dhe kooperimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor dhe për ti afruar ata në të ardhmen në të cilën ne duam të jemi të gjithë bashkë.” (A2 Televizion)

Olaf Scholz
https://a2news.com/2022/08/25/shba-gati-paketen-me-te-madhe-te-ndihmes-per-ukrainen-siguron-arme-te-reja/
https://a2news.com/2022/03/08/banka-boterore-miraton-paketen-e-ndihmes-per-ukrainen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos