Scholz: Rusia është dëmtuar rëndë nga sanksionet edhe pse Putin nuk e pranon

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 07:43 | Bota
Scholz: Rusia është dëmtuar rëndë nga sanksionet edhe

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë duke e dëmtuar rëndë ekonominë e saj, edhe pse presidenti Vladimir Putin nuk e pranon këtë gjë.

Sipas Scholz, Rusia nuk është një ndër vendet më të avancuara në botë dhe ka nevojë për të importuar teknologji nga të tjerët për të mbajtur një standard të lartë jete për qytetarët e saj.

Gjatë një interviste në Madrid, kancelari shtoi se ky është një dëm shumë i madh që po i bëhet Rusisë nga sanksionet, që pritet të përkeqësohet në muajt në vijim, nëse lufta në Ukrainë zgjat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos