
Në një deklaratë këtë të enjte, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për luftën në Ukrainë dhe tensionet e brendshme në Rusi. Ai u shpreh se grupi i mercenarëve të Wagner është një kërcënim serioz për Rusinë.
“Ajo që mercenarët e Wagner bënë në luftën në Ukrainë, ajo që ata bënë në Afrikë dhe shumë vende të botës është e papërgjegjshme dhe e pafalshme. Tashmë, ata janë kthyer në një kërcënim serioz për stabilitetin e Rusisë”, tha Scholz. Ai akuzoi edhe Putinin për papërgjegjshmëri. “Nuk mund t’i japësh të gjithë atë forcë ushtarake një grupi privat. Kjo është papërgjegjshmëri”, tha ai.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk e dinte se ku ishte kreu i Wagner, Yeveny Prigozhin, edhe pse në deklaratën e tij të fundit u tha se ndodhej në Bjellorusi. (A2 Televizion)