Seanca e radhës e Gjykatës Speciale, mbrojtja përplaset me prokurorinë për datën e gjyqit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 13:13 | Kosova
Seanca e radhës e Gjykatës Speciale, mbrojtja përplaset me

Dhomat e Specializuara të Kosovës mbajtën seancën e radhës për rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prokuroria kërkoi që gjyqi kundër tyre të nisë në verën e vitit 2021. Por, avokatët mbrojtës kundërshtuan këtë propozim duke theksuar se nuk kanë kohë mjaftueshëm që të kontrollojnë dhe të verifikojnë provat apo faktet e mbledhura.

Përfaqësuesi ligjor i ish-presidentit Thaçi, David Hooper, tha se duhen të paktën 18 muaj deri në fillimin e gjykimin.

Ai, gjithashtu, kundërshtoi formulimin e aktakuzës së konfirmuar nga Gjykata Speciale. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, përsëriti kundërshtinë për aktakuzën duke thënë se lufta e UÇK-së ishte për mbrojtje të popullatës në Kosovë nga gjenocidi dhe krimet e ushtrisë serbe.

Ndërkohë, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u vetëdeklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe kundër njerëzimit në përballjen e parë në Gjykatën Speciale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/thaci-ne-hage-deklarohem-i-pafajshem-per-te-gjitha-pikat-e-akuzes/
https://a2news.com/2020/11/10/kadri-veseli-ne-hage-jam-teresisht-i-pafajshem/
https://a2news.com/video/seanca-gjyqesore-ne-hage-krasniqi-thuajse-ne-lot-kjo-eshte-fyerje-dhe-padrejtesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos