
Të hënën, Kuvendi mblidhet në seancë plenare. Opozita ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili duhet të përgjigjet për kultivimin e kanabisit, kriminalitetin dhe OFL-në.
E gjithë seanca do të ketë në fokus buxhetin e vitit 2021, i cili diskutohet nen për nen.
Por, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, deputetët do të miratojnë dhe ndryshimin në ligjin për partitë politike, pjesë e Marrëveshjes së 5 Qershorit me opozitën jashtëparlamentare. (A2 Televizion)