
Edhe pse lufta në Ukrainë vazhdon, kampionati i futbollit nuk ndërpritet. Në javën e dhjetë të Premier Ligës ukrainase festoi Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi golin që i hapi rrugën fitores 2-0 të Vorskla Poltavës përballë Minaj.
Kuqeziut i mjaftuan 19 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, në një ndeshje ku nga stoli u aktivizua edhe Ardit Toli.
Ky ishte goli i dytë i Seferit në këtë sezon, në elitën e futbollit ukrainas. (A2 Televizion)