All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Sejko takon bankat, kërkohet mbështetje ndaj bizneseve të prekura nga kursi

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 16:26 | Ekonomi
Sejko takon bankat, kërkohet mbështetje ndaj bizneseve të prekura
All - Paragraf - 1

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka realizuar një takimin me shoqatën e bankave dhe drejtues të sektorit financiar, ku në agjenden e diskutimeve ishte edhe kursi i këmbimit.

Sejkoi iu kërkoi bankave të jenë sa më mbështetëse ndaj bizneseve me kontrata të ardhshme, qe i lejojnë ato të mbrohen nga luhatjet e tregut valutor. Po ashtu, iu kërkua një gatishmëri më e madhe për kreditimin e sektorit privat, për t'i rezistuar sa më mirë këtij momenti.

All - Paragraf - 3

Nga ana tjetër, Sejko vlerësoi se forcimi i lekut ka rritur interesin për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare si dhe ka pasqyruar përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë.

Sektori bankar sipas guvernatorit paraqitet me bilance të shëndetshme dhe rezistente ndaj goditjeve të mundshme. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos