Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Udhëheqja e Shqipërisë, mundësi për të mësuar praktikat e mira

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 14:06 | Politikë
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE: Udhëheqja e

Në konferencën e shtypit përmbyllëse të OSBE-së në Vjenë, së bashku me kryeministrin Edi Rama ishte edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, zvicerani Thomas Greminger.

Greminger, pasi mirëpriti kryesimin e Shqipërisë të OSBE-së gjatë vitit 2020,  nënvizoi faktin se vendi është një “partner i angazhuar i OSBE-së” dhe se ajo do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme të Sekretariatit.

Greminger deklaroi se kryesia e OSBE nga Shqipëria mund të jetë edhe një ”mundësi e mirë për Shqipërinë që të udhëheqë, por edhe të mësojë praktika të mira”, dhe se ajo do të ishte kredibël në udhëheqja sepse është përballur vetë me mjaft sfida të sigurisë.  

https://a2news.com/2020/01/09/rama-moment-i-jashtezakonshem-per-shqiperine-kur-u-themelua-osbe-ne-ishim-si-koreja-e-veriut/

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se te gjithë 57 shtetet anëtare mund të bëjnë më shumë për të zbatuar angazhimet në fushat e ndryshme, duke filluar me miratimin e një buxheti të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos