All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Reforma Zgjedhore, Përmeti: Opozita vendosi të qëndrojë në krah të Ramës

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 10:23 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Përmeti: Opozita vendosi të qëndrojë
All - Paragraf - 1

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në Ditari në A2 deklaroi se opozita parlamentare është për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por ajo jashtëparlamentare vendosi që të qëndrojë në krah të kryeministrit Edi Rama.

“Kreu i opozitës, me një sjellje për Oscar, tha se është dakord me Edi Ramën, që nuk është faji i sistemit. Ai tha që ata që godasin Edi Ramën, janë në fakt me Edi Ramën. Duhet të kesh shumë guxim ta thuash këtë gjë para publikut”, tha Përmeti.

All - Paragraf - 3

“Opozita ka zgjedhur të qëndrojë në krah të Ramës duke mos ndryshuar sistemin dhe ky sistem do t’i garantojë Bashës karrigen e kreut të opozitës përgjithmonë, por kurrë pushtetin”, shtoi Përmeti.

Sipas tij, “njerëzit e shohin të nevojshëm ndryshimin e sistemit, vetëm 3 veta nuk e duan”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos