Sekreti i mbështjelljes së krepit meksikan që ka ‘pushtuar’ Tik Tok-un

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 12:15 | Lifestyle

A e keni provuar ndonjëherë mbështjelljen meksikane të krepave që është bërë virale në TikTok?

Trendi është bërë viral në TikTok duke marrë mbi 130 milionë shikime nën hashtagun #wraphack dhe 2 milionë nën hashtagun #tiktokwraphack.

Komentuesit sakaq shprehen se kjo do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si i mbështillni krepat.

"Kurrë nuk e ka menduar të mbështjell krepin në këtë mënyrë më parë, shumë më e thjeshtë", u shpreh një komentues.

Të tjerë shprehen: “O Zot, po më lëshon lëng goja! Do ta bëj këtë tani”.

Për këdo që kërkon një vakt të shpejtë dhe të lehtë, ja se si të përgatisni tortillan që është bërë virale.

Si të bëni mbështjelljen?

Mbështjellja e krepit nuk mund të ishte më e lehtë. Thjesht prisni një fetë në mes të tortillas dhe mbusheni çdo pjesë me përbërësit tuaj të zgjedhur.

Më pas, palosni trekëndëshat mbi vete për të bërë një mbështjellje me shtresa dhe thjesht vendoseni nën skarë për pesë minuta.

Ju gjithashtu mund të skuqni mbështjelljen duke shtuar vaj ose gjalpë në një tigan dhe duke e ngrohur petën derisa të marrë ngjyrë të artë në nxehtësi të ulët.

Çfarë përbërësish duhen?

Gjëja më e mirë në lidhje me mbështjelljen virale të TikTok është se përbërësit varen tërësisht nga ju. Gjithçka që ju nevojitet është një petë dhe zgjedhja e produkteve mbushëse.

Shumë prej produkteve në videot me ushqim meksikan që janë bërë virale përmbajnë oriz, fasule të skuqura, djathë dhe guacamole.

Ndërsa disa kanë zgjedhur një tortilla në stilin e picës duke shtuar salcë marinara, mocarela të grirë, pepperoni në feta dhe speca të kuq të pjekur.

Një tjetër opsion i njohur është krepi i mëngjesit, duke përdorur proshutë, vezë dhe djathë.

Të tjerë kanë zgjedhur një mbushje të ëmbël me banane, luleshtrydhe dhe nutella. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos