Sekuestrimi i 2,2 ton kokainë në Peru, identifikohen shqiptarët e njohur si “Mjekroshi” dhe “Qerosi”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 19:03 | Kronikë
Sekuestrimi i 2,2 ton kokainë në Peru, identifikohen shqiptarët e

Dy ditë më parë, Policia e Perusë sekuestroi 2,2 ton kokainë, që do të dërgohej nga porti i Limës, në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.

Bëhet fjalë për dy shtetas, të cilët kishin shkuar në Peru me qëllim financimin dhe koordinim e dërgimit të kokainës që do të kishte si destinacion Holandën.

https://a2news.com/2022/06/12/sekuestrohen-2-2-tone-kokaine-ne-peru-ne-kerkim-dy-shqiptaret-qe-jane-koka-e-trafikut-te-droges/

Ata janë Malo Franc dhe Meta Gentjan, të njohur si “Mjekroshi” dhe “Qerosi. Ata kishin hyrë përmes Ekuadorit në Peru, duke u paraqitur si turistë, për të nisur negociatat për dërgimin e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos