Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Kryemadhi: SPAK ndiq paratë, do arrish te peshqit e mëdhenj

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 13:10 | Politikë
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Kryemadhi: SPAK ndiq

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar me një postim në X (Twitter) pas vendimit të Prokurorisë së Posaçme për të vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k..

Kryemadhi i drejtohet organit të akuzës duke kërkuar që të ndiqen paratë në këtë aferë korruptive, në mënyrë që sipas saj drejtësia të arrijë te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama dhe këshilltari i tij Engjëll Agaçi.

Postimi i Kryemadhit:

SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve.

Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t'u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos