Municione dhe drogë, policia e Vlorës arreston dy persona

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 10:28 | Kronikë
Municione dhe drogë, policia e Vlorës arreston dy persona

Një 34-vjeçar nga Selenica e Vlorës ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 35 kapsolla detonatore. Ndërkohë në Sarandë një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos