Sekuestrohen pronat e dy vëllezërve, mbi 2 milionë euro pasuri

Nga A2 CNN
7 Mars 2019, 13:48 | Kronikë
Sekuestrohen pronat e dy vëllezërve, mbi 2 milionë euro pasuri

Policia e Tiranës ka sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal. Të gjitha pronat e patundshme të sekuestruara kapin vlerën e 2,2 milionë eurove.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për akuzën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasit A.G., 44 vjeç dhe A.G., 47 vjeç.

Ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve erdhi pas një hetimi disamujor, prej të cilit u zbulua se pronat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos