
Dy të moshuar janë dhunuar sot në qytetin e Durrësit.
Sipas te dhënave paraprake, të moshuarit 70 vjeçarë janë goditur në kokë në shtëpinë e tyre, nga persona të paidentifikuar.
Gjendja e tyre duket e rëndë, dhe mësohet se po trajtohen me urgjencë në spital.
Sipas forcave të policisë, autorët e krimit nuk kanë vjedhur asgjë nga shtëpia. (A2 Televizion)