Sekuestrohen qindra doza heroinë në Durrës, pranga poseduesit dhe shpërndarësit

Nga A2 CNN
30 Janar 2021, 09:25 | Kronikë
Sekuestrohen qindra doza heroinë në Durrës, pranga poseduesit dhe

Një posedues i lëndëve narkotive dhe shpërndarësi i tyre kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. Në operacionin e Policisë të koduar "Last Time", u arrestua 27-vjeçari me iniciale F. S., i dënuar më parë për vjedhja" dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve" si ehde 41 vjeçari me iniciale A. D., banues në Durrës.

Policia sekuestroi  qindra doza me  lëndë narkotike heroinë dhe një sasi të konisderueshme parash, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjithsej 223 gr.  fishekë luftarakë, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni i koduar "Last Time", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së dorgave të forta.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen qindra doza me  lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar  "Last Time", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos