Sekuestrohet kokainë e “freskët” në Angli, me vlerë rreth 10 milionë dollarë

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 20:27 | Bota

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 97 kilogramë kokainë është gjetur dhe sekuestruar nga policia britanike.

Sipas “Daily Mail”, droga, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte një vlerë rreth 10 milionë dollarë, është gjetur e fshehur në pjesën e pasme të një automjeti frigoriferik në portin e Newhaven, në Sussex.

Policia ndaloi shoferin e automjetit, një 50-vjeçar identiteti dhe kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur.

Autoritetet britanike njoftuan se kanë nisur hetimet lidhur me rrjetin kriminal që fshihet pas kësaj ngarkese droge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos