All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Policia gjermane tenton të zbardhë vrasjen pas 23 vitesh, iu merr ADN-në 900 personave

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 10:53 | Bota
Policia gjermane tenton të zbardhë vrasjen pas 23 vitesh, iu merr
All - Paragraf - 1

Vrasja e 11-vjeçares Claudia Ruf, 23 vjet më parë, në qytetin gjerman të Grevenbroich, tronditi opinionin publik dhe zbardhja e saj ende nuk është bërë e mundur për të vënë para drejtësisë autorët e këtij krimi të pashpirt.

Për këtë arsye, hetuesit kanë nisur mbledhjen e ADN-së së qindra burrave, për të bërë të “hedhur dritë” në një nga ngjarjet më të rënda të këtij qyteti të vogël në perëndim të Gjermanisë.

All - Paragraf - 3

Policia iu ka dërguar ftesë 900 personave për të dhënë ADN-në e tyre për t’i krahasuar me gjurmët e lëna në vendngjarje në ditën e krimit. Mbledhja e provave po bëhet në një shkollë fillore, ku personave të thirrur po iu merret nga një kampion pështyme.

Claudia Ruf u rrëmbye në maj të vitit 1996 ndërsa po shëtiste qenin e komshiut nëpër lagje. Trupi i saj u gjet dy ditë më pas nga hetuesit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos