
Senati amerikan miratoi sot një paketë infrastrukturore prej 1 trilion dollarësh që është një përparësi kryesore për presidentin amerikan Joe Biden, një fitore bipartizane që mund të sigurojë investimin më të madh të vendit në dekada në rrugë, ura, aeroporte dhe rrugë ujore.
Votimi ishte 69-30 në dhomën prej 100 vendesh, me 19 republikanë që votuan po. Menjëherë pasi përfundoi votimi, senatorët shtynë përpara me një paketë shpenzimesh shtesë prej 3.5 trilionë dollarësh që demokratët planifikojnë ta miratojnë pa votat e republikanëve.
Projektligji duhet të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ligjvënësit pritet ta shqyrtojnë atë në muajin shtator. Fryma e bashkëpunimit në Kongres që çoi në votimin e së martës ka të ngjarë të rezultojë e shkurtër, raportojnë mediat ndërkombëtare. (A2 Televizion)