Serbët e Kosovës bllokojnë pikat kufitare, raportohen të shtëna, Kurti: Orët në vijim, problematike

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 21:44 | Kosova

Tensioni në veri të Kosovës mbetet i lartë. Sipas autoriteteve policore të Prishtinës, anëtarë të komunitetit serb aty kanë bllokuar me mjete të ndryshme tjera rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, si dhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës, si në aksin Prishtinë-Rashkë, pikërisht në Rudarë të Zveçanit, dhe në aksin Bërnjak-Mitrovicë.

Sipas burimeve policore, janë dëgjuar edhe armë zjarri dhe disa prej tyre kanë qenë në drejtim të forcave policore të Prishtinës, por nuk ka të dhëna për persona të plagosur.

Në mbrëmje, kryeministri kosovar Albin Kurti ka dhënë një fjalim të shpërndarë në rrjetet sociale zyrtare.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/732848581348735/

“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot”, ka deklaruar Kurti në një postim në Facebook.

https://a2news.com/2022/07/31/vendimi-per-zbatimin-e-reciprocitetit-tension-ne-veri-raportohen-bllokada/

Sipas tij, “orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike”, ka thënë mes tjerash Kurti.

https://a2news.com/2022/07/31/reciprociteti-vucic-ben-thirrje-per-qetesi-i-frikesohet-reagimit-te-serbeve-ne-kosove/

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos