
Në Graçanicë po protestohet sërish në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviç. Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.
Për Milenkoviç, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanices, Liliana Shubariç dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiç.
"Anamorava është me Vuçiçin", "Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje" dhe "Liri për të gjithë serbët e arrestuar", shkruhej në pankartat e protestuesve. (A2 Televizion)